Gjysma e anglezëve besojnë Çelsin, por Reali quhet në Spanjë “I pathyeshëm”!

Në një sondazh për fatine Ligës së Kampionëve, plot 46 për qind e votuesve në të përditshmen “Deili Meil” besojnë tek një finale plotësisht angleze (Siti-Çelsi), ose në një finale Çelsi-Paris SG. Vetëm 27 për qind mendojnë se të dyja skuadrat angleze do të eleminohen, ndërsa 54 për qind mendojnë se londinezët nuk do t’ia dalin.

Gjithsesi, në Spanjë kanë besim të plotë tek Reali, që do të luajë gjysmëfinalen e 9-të në Champions në 11 sezonet e fundit. E përditshmja sportive “Marka” e Madridit titullon “Të pathyeshmit” për ekipin që kaloi Liverpulin në çerekfinale, ndërsa thekson se Liverpuli ishte një ekip me emër më të madh se Çelsi, pasi Reali ka 13 Champions dhe londinezët vetëm 1. Po ashtu, frika ishte shumë më e madhe nga Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino sesa nga Timo Verner apo Kai Haverc. Gjithsesi, gazetat spanjolle shkruajnë se Tomas Tuhel e ka bërë ekipin blu me krahë, dhe se pësuar gola në vetëm 5 ndeshje me të nga 18 gjithsej.

Sfidanti.al