Salah e De Brujn, ç’paska humbur Çelsi nga “tekat” e Murinjos!

Më saktë nuk është çështje “kapriçiosh”, por ndryshimesh mes personaliteteve të forta. Edhe një trajner fitues si Zhoze Murinjo ka pasur dhe ka dobësitë e veta dhe njëra prej tyre paska qenë ajo e përplasjeve me lojtarët me karakter të fortë. Një zë i brendshëm nga koha kur ishte tek Çelsi, në periudhën e dytë, tregon sesi portugezi nuk i honepsi shumë të tillë si Mohamed Salah dhe Kevin De Brujn. “Mendoj se për Salahun dhe De Brujnin nuk ishte problem talenti, – thotë Edi Njuton, ish-përgjegjësi për transferimet tek Çelsi, – ishte një përplasje personalitetesh, dhe mendoj se ata nuk po shkonin mirë me njëri-tjetrin në atë kohë”. Salah dhe De Brujni u larguan nga Çelsi si dështakë, ndërsa pas një rruge jo edhe aq shumë të gjatë, u bënë yje futbolli tek Liverpuli dhe Mançester Siti.

Sfidanti.al