Shakaja e Tajson Fjurit: Kristiano, Mançesteri është i vogël për të dy ne!

Synimi është i qartë dhe ai shpreson që të kthehet në shtëpi. Në fund të fundit, kampioni i botës në boksin profesionist Tajson Fjuri është një djalë nga Mançesteri, dhe ka mall për qytetin e tij, edhe pse është kthyer në idhull në Amerikë. Kampioni i peshave të rënda u ndesh përsëri në Las Vegas me Diontej Uajlderin, dhe e ka bërë SHBA-në si shtëpinë e tij të dytë, me një sjellje që ka tërhequr tifozët dhe me kapelen e tij me simbolet e flamurit amerikan. Gjithsesi, ndeshja e radhës e Fjurit, me gjasë ajo ndaj sfidantit Dilian Uajt, mund të zhvillohet në Mançester, madje në “Old Traford”. Për këtë arsye, boksieri anglez bën shaka me yllin portugez të Mançester Junajtidit, Kristiano Ronaldo, duke thënë se “Mançesteri nuk është aq i madh për të dy neve”.

Sfidanti.al