Liverpuli po lufton në çdo front dhe ende ka shpresë për disa trofe këtë sezon. Gjithsesi, asgjë nuk është fituar ndërsa sukseset ndaj Interit në Champions dhe Noruiçit në Premier Ligë patën edhe kosto. Në Itali u dëmtua Diogo Zhota, për të cilin trajneri Klop thotë se “nuk e dimë sesa do të mungojë”. Këtë të shtunë u lëndua Firmino, me një problem muskulor, dhe gjithashtu nuk dihet nëse sulmuesi brazilian do të kthehet shumë shpejt. “Duhet të ruajmë lojtarët, – thotë Klopi, – Tiago u tregua i shkëlqyer këtë herë, duhet të kujdesemi që të mos dëmtohet edhe ai”. Gjithsesi, Mohamed Salah i dha një lajm tjetër të mirë teknikut gjerman, jo vetëm sepse ndihmoi në shifrat 3-1 në “Anfild”, por edhe sepse arriti 150 gola për të kuqtë. “I jashtëzakonshëm, – nuk u përmbajt Klopi, – një numër i madh. Ai ishte në një pozicion tjetër dhe ishte sërish shumë i mirë, pastaj u kthye në pozicionin natyral dhe ishte sërish mirë”.
Sfidanti.al