Konte e Guardiola thonë të njëjtin refren “meritonim të fitonim”!

I pari i vlerësoi lart djemtë e tij për suksesin 3-2 në “Etihad”, i dyti nuk deshi aspak t’i kritikonte futbollistët pas humbjes. Antonio Konte, trajneri i Totenhemit, i thuri lavde ekipit të tij duke thënë se “më në fund e nisëm ndeshjen siç duhet, u mbrojtëm mirë, i dhamë kënaqësi tifozëve pas dy humbjeve në shtëpi, dhe në minutat e fundit ne donim të fitonim, jo thjesht të barazonim”. Guardiola, trajneri i Sitit, tha se “lojtarët bënë gjithçka, patëm shumë raste për gol dhe dominuam, por ndodh që humbet, nuk kam sesi t’i kritikoj futbollisët”. “Totenhemi di të kundërsulmojë me Kejnin, Sonin, Kulushevskin, – vazhdoi ai, – Spërsat luajtën ashtu siç e prisnim. E dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Kejni, dhe Joris ishte i shkëlqyer, por duhej të kishim shënuar më shumë gola”. Konte e mbylli analizën e tij duke thënë se “së pari unë urrej të humbas, kjo është kryesorja”.

Sfidanti.al