Saki: Juve dhe Interi shkëlqyen në treg, Milani duhet të zgjohet!

Dy klubet e mëdhenj i bënë goditjet e tyre, por klubi i tretë nuk u ndje. Juventusi dhe Interi u përforcuan, ose të paktën ndryshuan skuadrën sipas nevojave të trajnerëve, ndërsa Milani është i programuar për të marrë lojtarë në verë. Si i bëhet në gjysmën e dytë të sezonit? Në Itali po thonë se Juvja është forcuar aq shumë saqë kërcënon edhe vendin e dytë të Milanit (ndërsa Interi mbetet i paprekshëm). Edhe pse u larguan Kulushevski e Betankur, mbërritjet ishin të rëndësishme me Vlahoviçin dhe Zakarinë. i pari ka golat, i dyti përshtatet me lojën që do trajneri Alegri. Tek Interi nuk ka “firo”, por vetëm ardhje, këta janë Robin Gosens si lojtar krahu nga Atalanta dhe Felipe Kaisedo në sulm. Pasi luajti për Sitin, provoi Portugalinë, Spanjën, Lindjen e Mesme, sërish Spanjën, dhe pastaj Lacion e Xhenoan, e cila e huazoi tek Interi. Arrigo Saki, trajneri i shquar italian, thotë se “Milani duhet të zgjohet, ndërsa Juventusi e Interi bënë goditje të mëdha”.

Sfidanti.al