Partizani ngop tifozët me “lugë bosh”: “Mbret i transferimeve”, por në bisht të Superligës!

Tifozët do të donin që këto suksese të ishin në fushë. Janari ishte një muaj shumë i mirë për Partizanin, por kryesisht përsa u përket transferimeve, sepse kryeqytetasit lanë pas rivalët duke u përforcuar më shumë se ata. Klubi i kuq i siguroi trajnerit të ri Dritan Mehmeti plot 3 lojtarë të rëndësishëm. Sherif Kallaku erdhi huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, pasi luajti fazën e parë në Durrës tek Teuta. Mesfushori sulmues pritet të jenë një plus i madh për ekipin, pasi potenciali i tij është i padiskutueshëm. Një rikthim i rëndësishëm ishte ai i Eneo Bitrit, i cili fazën e parë u aktivizua me Astanën në Kazakistan. Qendërbrojtësi 25-vjeçar ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin në 2019, edhe pse do t’i duhet kohë të përshtatet.

Sulmi mori edhe një tjetër lojtar dhe pikërisht Xhuliano Skukën. Dibrani 23-vjeçar ishte pjesë e Dinamos në fazën e parë, dhe ka qenë tepër aktiv për të kuqtë në ato ndeshje që ka luajtur. Nga Partizani është larguar, ndërkaq, Ergys Kaçe. Përforcimet nuk është se kanë luajtur ndonjë rol të madh deri tani, pasi ekipi nuk po arrin ende rezultatet e pritshme. Humbja e fundit në Laç, shoqëruar me barazimin ndaj Kastriotit, e kanë lënë skuadrën e Mehmetit në vendin e pestë, në mes të tabelës me 22 pikë, 18 më pak se Tirana kryesuese.

Sfidanti.al