Për momentin do të harrohen shifrat 30, 40 apo 50 milionë euro. Ndoshta është ende shpejt për të vlerësuar kartonin e Armando Brojës, jo vetëm sepse është vetëm 20 vjeç, por edhe sepse “i zoti i punës” nuk ka ndërmend ta nxjerrë në treg. Çelsi ka vendosur të presë, një herë për një herë, dhe të mos marrë vendim për ta shitur apo jo kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare. “Dritarja” e transferimeve u mbyll, e bashkë me të edhe mundësia që Broja të ndërronte skuadër në janar, ose të bëhej përfundimisht i Çelsit. Trajneri Tomas Tuhel mësohet se nuk dëshiron të heqë dorë aq lehtë nga një lojtar që është formuar në akademinë e bluve, që kur ishte 8 vjeç, ndërsa do të shikojë se çfarë do t’i japin Romelu Lukaku dhe Timo Verner në fazën e dytë. Ndoshta, vera do të sjellë lajme për Brojën.
Sfidanti.al