Problemin gjithnjë e ka familja, dhe jo rrallë ata që realizojnë karriera të mëdha, falenderojnë dhe i kërkojnë falje njerëzve të shtëpisë për shqetësimet e krijuara. Nuk bën përjashtim Julian Nagelsmani, trajneri i Bajernit, që është në zhvillim e sipër të karrierës së tij pasi ndodhet tek Bajerni pas përvojave me Hofenhajmin e Lajpcigun. Tekniku, i kthyer në bavarez, tregon se ndodh që natën të bërtasë në gjumë duke thirrur emrat e lojarëve. Një sëmundje profesionale e gjermanit, që vjen nga ngarkesa e madhe e punës, orar pa orar, dhe nga stresi. Nagelsmanit i vjen keq që e lë shpesh gruan pa gjumë me bërtitjet e tij. E pra, kishim dëgjuar njerëz që linin partnerin apo partneren pa gjumë për shkak të gërhitjes, por tekniku i Bajernit ka version krejt origjinal.
Sfidanti.al