Obamejangu ia doli mbanë me Barçën, udhëtimi i tij nuk ishte kot!

Kur je i detyruar të punosh për lajmet 24 orë në 24, atëherë je i detyruar të pasqyrosh çdo zhurmë, çdo kthesë që mund të marrin ngjarjet, pavarësisht përfundimit. Kjo sjell edhe kaos siç ishte 31 janari për rastin e Pjer-Emerik Obamejangut, i cili e donte me patjetër kalimin tek Barcelona. Fillimisht, u mendua si e kryer kur sulmuesi afrikan zbarkoi në Katalonjë me një fluturim-rrufe me avion, por më pas u tha se ai ia kishte futur kot, kishte shkuar atje si “mik i paftuar”. Gjithsesi, përfundimi ishte i lumtur dhe Obamejangu do të jetë lojtar i katalanasve, të cilët për dreq nuk hoqën dot “qafe” as Dembelenë, edhe pse ia ofruan 3 klubeve të Premier Ligës.

Sfidanti.al