Sa vlente Napoli i titullit në 1987? Vetëm Maradona nga 400 milionë euro deri në 1 miliardë

Ish-presidenti i asaj kohe, Ferlaino, në një intervistë të dy viteve më parë theksonte se superylli argjentinas do të kishte një vlerë të përafërt me Lionel Mesin, dhe aid ha shifrën 400 milionë euro. Kjo kujtohet sot, kur një faqe sportive në internet nga Napoli analizon skuadrën që fitoi titullin në 1987 dhe në 1990, e nxjerr përfundimin se ajo do të kushtonte 400 milionë euro! Në të vërtetë, kaq do të ishte vetëm kartoni i Diegos. Gjithsesi, tabloidi britanik “San” (The Sun) shkruan se jashtëklasi nga Argjentina vlente më shumë se 400 milionë euro, ndërsa faqja “Napoli përjetë” (persemprenapoli) arrin në vlerësimin 1 miliardë euro!

Sfidanti.al