Dakord, kandidatët kryesorë për titull cilësohen dhe mbeten Mançester Siti me Liverpulin. Kështu është hierarkia në kampionatin anglez, të paktën teorikisht në fletore, ndërsa Çelsi apo Totenhemi jepen si pretendentë për t’u përfshirë në këtë garë. Gjithsesi, një tjetër skuadër po shkëlqen kaq fort saqë po verbon dhe po tremb. Kjo skuadër është Arsenali që shkaktoi tronditje me fitoren e tretë radhazi. Ishte një 3-0 pa asnjë diskutim në fushën e Bournmuthit, këtë herë me dy gola të danezit Odegard të ardhur nga Reali i Madridit, që cilësohet nga trajneri Arteta si kapiteni i duhur, dhe që vërtet mban shiritin. Në krah tij sulmuesi i shkëlqyer i ardhur nga Man. Siti, Gabriel Zhezus, por edhe ish-kapiteni Granit Xhaka. Mos vallë po kthehet koha e “Të Pathyeshmëve” të trajnerit Arsen Venger, me yje si Vieira, Henri apo Bergkamp?!
Sfidanti.al