Lajmet për ndeshjen e Serisë A ndaj Bolonjës në “San Siro” janë të mira lidhur me atë që pritet të ndodhë në tribuna. Deri tani, sipas mediave italiane, Milani ka arritur të shesë rreth 54 000 bileta, ndërsa synimi është për të arritur shitjen 100 për qind dhe për të pasur 75 000 tifozë në stadium. Kjo do të thotë rreth 1 milionë tifozë gjithsej në ndeshjet në shtëpi, të parashikuara deri në fund të kampionatit, ndërsa të ardhurat nga biletat më në fund po bëhen të rëndësishme. Nga ana tjetër, edhe bilanci financiar i klubit është përmirësur ndjeshëm. Ndryshe nga Juventusi dhe Interi që kanë dalë me humbje madje të mëdha (deri në 200 milionë euro), Milani i ka rritur të ardhurat me 40 për qind, dhe gjysma e parë e sezonit (simesti i parë) ka dalë me bilanc pozitiv, +3 milionë euro.
Sfidanti.al