Bajerni dëshiron “hakmarrje” ndaj Çelsit për Kai Havercin!

Disa kohë më parë, shefja e fuqishme ruse e klubit londinez, Marina Granovskaja, ia doli ta merrte yllin e ri të kombëtares shqiptare “nën hundën” e bavarezëve. Kai Haverc shkoi nga Leverkuseni tek Çelsi për një shumë tepër të madhe, ndërsa Bajerni mbeti “duarthatë”. Gjithsesi, “bota është e rrumbullakët” dhe ia ku vjen rasti që drejtuesit në “Zebener Shtrase” të realizojnë “hakmarrjen e ftohtë” ndaj Bluve të Londrës dhe ruses së tyre. Largimi i Roman Abramoviçit ka krijuar pasiguri për lojtarët e Çelsit dhe Haverci mund të zgjedhë edhe të kthehet në Gjermani nëse merr ofertën e duhur nga bavarezët. Gjithë puna është nëse kjo ofertë do të jetë aq e mirë sa ta bindë lojtarin ofensiv, për të cilin mund të interesohen edhe shumë klube të tjerë në Europë.

Sfidanti.al