Rybakina “mbretëresha” e re e Australian Open

Elena Rybakina është fituesja më e fundit e Australian Open. Tenistja nga Kazakistani mundi në tri sete (4-6, 6-4 dhe 4-6) rivalen e saj Aryna Sabalenka për të fituar kështu Slam-in e saj të dytë në karrierë pas triumfit në Ëimbledon në 2022.

26-vjeçarja ishte sot protagoniste e një finaleje ku dominoi  rivalen nga Bjellorusia edhe pse në disa çaste triumfi i saj u vendos në pikëpyetje.