Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka. Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë.

Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës. Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli.Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit.
sfidanti.al