Fjalët e Pep Guardiolës për Leroi Sane i cili është vënë në shënjestrën e Bajernit të Mynihut duket se nuk u pëlqyen aspak nga drejtuesit e klubit bavarez. Karl Hajnz Rumenige i është përgjigjur teknikut katalanas të Mancester Siti gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen gjermane Bild duke shtuar se nuk dëshiron të japë informacione të tjera në lidhje me bisedimet për futbollistin gjerman të Citizens.
‘Nuk e di nëse Pep është në dijeni të gjithckaje për atë cfarë ndodh në klubin tonë-tha Rumenige në intervistën e tij.
Pak ditë më parë, kur u pyet në lidhje me zërat që e shihnin Sane te kampionët e Gjermanisë, Guardiola u përgjigj në këtë mënyre:
‘Po flasin shumë se e duan, por Leroi është futbollisti ynë dhe shpresoj që të qëndrojë me ne edhe sezonet e ardhshme’. Më pas kur u pyet nëse kishte folur me dikë nga Bajerni i Mynihut, guardiola u përgjigj thjesht: ‘Jo’.
sfidanti.al