Abidal dhe cështja Grizman: Kontaktuam me të pasi deklaroi largimin nga Atletiko.

Transferimi i Antuan Grizman te Barcelona vazhdon të jetë temë diskutimi në median spanjolle. Skuadra e Atletikos ka shfaqur hapour pakënaqësinë duke pretenduar që Barcelona t’i japë edhe 80 milionë Euro për francezin, ndërkohë që Federata Spanjolle e Futbollit duket se ka hapur hetimet e saj edhe pse ende nuk ka një denoncim zyrtar nga ana e Los Colchoneros. Ai që foli në lidhje me këtë cështje ishte Drejtori Teknik i Barcelonës, Erik Abidal që doli në mbrojtje të lëvizjeve të klubit.

‘Atletiko Madrid mbron interesat e tij dhe ne tonat-tha Abidal-në asnjë moment nuk kemi pasur akord paraprak me lojtarin. Hymë në kontakte me përfaqësuesit e Grizmanit pasi futbollisti deklaroi largimin nga Atletiko Madrid. Bartomeu bisedoi me drejtuesit e klubit dhe u tha se nëse nuk do të kishte një akord për vlerën e lojtarit, Barcelona do të paguante klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij prej 120 milionë Eurosh’

Abidal foli edhe për mosprononcimin e Mesit në lidhje me Grizmanin.

‘Një futbollist nuk bën blerje-vijoi Abidal-së pari nëse fillon e flet për një lojtar që luan në një skuadër tjetër, tregon mungesë respekti për shokët e skuadrës tëndë. besoj se për këtë arsye, Messi nuk deshi të flasë për Grizmanin’

sfidanti.al