Kapricioja e Rafael Nadal; një jaht që shkon deri në 5 milionë Euro

Tenisi nuk është pasioni i vetëm i Rafael nadal. Numri 2 i renditjes botërore ka një dashuri të madhe edhe për detin dhe navigimin në të. Kështu që 33 vjecari vendosi që të plotësojë një kapricio të tij për t’u argëtuar me pasionin e tij në Detin Mesdhe

Së fundmi, Nadal ka blerë një katamaran të ri për të zëvendësuar jahtin e vjetër të tij ‘Beethoven’. Jahtin e ri Nadal do të mund ta përdorë në fillimin e vitit tjetër. Bëhet fjalë për një jaht të modelit 80 Sunreef Poëer që është ende në ndërtim dhe cmimi i së cilës mund të arrijë deri në 5 milionë Euro.

Ky jaht që do të jetë shumë luksoz mund të mbajë 12 pasagjerë dhe ka 7 dhoma dhe një tarracë. është praktikisht një hotel autentik dhe i mrekullueshëm.

sfidanti.al