Ter Shtegen do të bëhet baba; bashkëshortja Daniela është shtatzënë

‘Ende jam pa fjalë, së shpejti do të jemi 3 anëtarë-me këtë mesazh të thjeshtë dhe emocionues, portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen bën të ditur se së shpejti do të bëhet baba pasi bashkëshortja e tij, Daniel Jehle është shtatzënë

Në postimin e tij Ter Shtegen, mesazhin e shoqëroi me një foto romantike të ciftit, një foto që u pa edhe në profilin e vetë Danielës në rrjetet sociale teksa edhe ajo bëri të ditur lajmin e lumtur.

‘Më e mira do të vijë. Urime të dyve-shkruante Daniela në postimin e saj. Por mesa duket Ter Shtegen dhe Daniela nuk do të jenë të vetmit që së shpejti do të ndërrojnë pelena fëmijësh te Barcelona. para disa ditësh edhe Serxhi Roberto bëri të ditur shtatzëninë e të fejuarës së tij, Koral Simanovic.

sfidanti.al