Rrogat e Juves, Dibala arrin De Ligtin, por vetëm përmes shpërblimeve

Nuk është më ajo skuadër që paguante më shumë se shumë të tjera, ndonëse në Itali ka qenë gjithnjë “llogaritare” e mirë. Juventusi është detyruar të “mbledhë këmbët” e të “shtrëngojë rripat” për shkak të krizës dhe humbjeve prej 210 milionë eurosh në sezon, ndërsa rritja e rrogave bëhet me pikatore. E tregoi akordi për Paulo Dibalën të cilit i jepen 8 milionë euro rrogë bazë, plus 2 milionë euro shpërblime, për ta barazuar me De Ligtin, i cili i merr 10 milionë pa asnjë klauzolë tjetër.

Renditja (nga poshtë-lart): Morata 5 milionë euro, Artur 5 milionë, Kieza 5 milionë, Kuadrado 5 milionë, Aleks Sandro 6 milionë, Bonuçi 6.5 milionë, Shezni 6.5 milionë, Rabio 8 milionë, Ramsej 9 milionë, Dibala 8+2 milionë, De Ligt 10 milionë.

Sfidanti.al