Mrekullia ndaj Kovidit e trajnerit të Gjeorgjisë, Maisashvili

Në momentin që sëmundja kishte përparuar, mjekët u detyruan të thoshin se ai kishte vetëm 1 për qind shanse për të mbijetuar. E tillë gjendja e trajnerit të kombëtares së Gjeorgjisë në regbi, Levan Maisashvili, që u ndodh në situatë kritike i infektuar nga Kovid 19. Tekniku 51-vjeçar ishte në koma për një muaj, ndërsa mushkëritë ishin të dëmtuara nga virusi. Maisashvili ishte i shtruar në një spital në Johanesburg në Afrikën e Jugut, dhe më pas doli prej tij me këmbët e tij. “Pata ndjesinë se do të vdisja, – tha trajneri, – gjithçka ndodhi shumë shpejt, por jo për miqtë e mi, për familjen time, për mjekët. Për 40 ditë ata menduan se unë do të vdisja dhe ishte normale, sepse trupi im ishte i dërrmuar. U sëmura në 5 korrik, ndërsa nga data 8 nuk mbaj mend asgjë”. Pasi kaloi sëmundjen, ai nuk rrinte dot në këmbë dhe nuk hidhte dot dy hapa, por dalë nga dalë gjithçka u kthye në normalitet.

Sfidanti.al