Kjo, ndoshta vetëm për momentin, por është e qartë që Alika Shmit është nga ato femrat tradicionale që pëlqen të bjerë në sy (të meshkujve, padyshim), të parakalojë e veshur bukur dhe me poza provokuese, për të qenë në qendër të vëmendjes. Atletja gjermane, që është cilësuar si më seksi e botës në atletikë nga revista australiane “Bastit Koverixh” (Busted Coverage), braktisi për një farë kohe tartanin, stërvitjen dhe garat e sprintit për të marrë pjesë në një pasarelë mode në Milano, në krah të modeleve të shquara siç ishte Irina Shajik apo Xhixhi Hadid. Vajza gjermane 22-vjeçare nuk e arriti dot në garat e shpejtësisë atë popullaritet që po e arrin në rrjetet sociale, dhe që shpreson ta shtojë nëpër pasarela.
Sfidanti.al