Fabio Kapelo për Donarumën: U tregua mosmirënjohës ndaj Milanit

Flet njëri nga trajnerët më të mirë të botës, dhe pavarësisht se mund të jetë subjektiv, ia vlen që fjalët e tij të analizohen. Fabio Kapelo nuk është kursyer aspak ndaj Xhixho Donarumës, që u largua këtë verë nga Milani për të shkuar tek Paris SG. “Më lejoni të them se ai u tregua mosmirënjohës ndaj Milanit, – tha Kapelo, – pas gjithë asaj që klubi bërë për të dhe për familjen e tij, që kur ai ishte fëmijë, ai duhej të ishte sjellë ndryshe”. Tifozët e Milanit e kanë sulmuar Donarumën dhe kanë deklaruar se do të jenë kundër tij kur Italia të ndeshet me Spanjën në “San Siro”, në 20:45 në Ligën e Kombeve. Kapelo gjithsesi thotë se “tifozët nuk duhet ta sulmojnë, sepse kështu dëmtojnë kombëtaren dhe ai është i rëndësishëm për ekipin”.

Sfidanti.al