Rrahmani e Zhezus, një dyshe që shkëlqen përtej çdo pritshmërie!

Nuk ka mbrojtje më të mirë sesa ajo e Napolit këtë sezon në Serinë A. Krenaria e Jugut të Italisë ka pësuar më pak gola sesa çdo ekip tjetër, edhe pse qendërmbrojtësi kryesor, Kulibali, nuk po luan. Në vend të tij është dyshja e përbërë nga Huan Zhezus dhe lojtari i Kosovës, Amir Rrahmani. Sipas mediave italiane, ata janë dyshja më e mirë e mbrojtjes në Serinë A, dhe po shkëlqejnë përtej çdo pritshmërie e parashikimi. Më mirë sesa mbrojtësit e Interit, Juventusit apo Milanit! Sa shumë kanë ndryshuar kohët që nga gabimi i rëndë i Rrahmanit në ndeshjen e dytë për Napolin në 10 janarin e vitit 2021 ndaj Udinezes. Pas 12 muajsh është kthyer në “shtyllë”.

Sfidanti.al