Gjokoviç mund të jetë kundër vaksinës, por ka aksionet e kompanisë për kurimin e Kovidit!

Tenisti që është ende numri 1 i botës nuk është aq njeri i pandjeshëm ndaj vuajtjeve të njerëzve prej koronavirusit. Novak Gjokoviç ka blerë që nga qershori i vitit 2020, 80 për qind të aksioneve të kompanisë “KuantBioRes” (QuantBioRes), që merret me prodhimin e bareve (ilaçeve) për shërimin e Kovidit. Këtë e pohoi shefi ekzekutiv i kompanisë daneze të bioteknologjisë, Ivan Lonçareviç. Vetë Gjokoviç ka blerë 40.8 për qind të aksioneve dhe gruaja e tij, Jelena ka marrë 39.2 për qind. Specialistët e kompanisë po krijojnë një bar (peptid) që pengon virusin që të infektojë qelizat njerëzore, pra nuk bëhet fjalë për një vaksinë, por për një kurim.

Sfidanti.al