Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, mbasi Valadolidi, president i të cilit ai është, siguroi mbijetesën në La Ligën kryesore spanjolle, dha një intervistë në “Financial Times”, në të cilën ai, midis të tjerave, foli edhe për problemin e shëndoshjes së tij që ai ka patur edhe kur ka qenë lojtar dhe akoma më shumë tani.
Në një moment të karrierës së tij, tregon Roni (Ronaldo), mjekët konstatuan se ai ka sëmundjen e rrallë Hipotiroidizam që ngadalëson metabolizmin në trupin e njeriut.
Shumëkush nuk e ka ditur dhe nuk e di akoma një gjë të tillë, kështu që në kurriz të Ronaldos gjithnjë janë bërë dhe bëhen shaka lidhur me gjendjen e tij të shëndoshë, saqë njerëzit në shpesh raste i referohen atij si “Roni i shëndoshë”. Dhe si ndjehet ai vetë në këtë rast?
“Shoh se organizohen shumë aktivitete dhe merren në mbrojtje njerëzit me ngjyrë, ata që janë gej, etj., kurse mua njerëzit më quajnë ‘Roni i shëndoshë’. Nuk kam dëgjuar që të ketë ndonjë lëvizje që të na marrë në mbrojtje neve të shëndoshëve. Por, fundi i fundit, mua aq më bën”! – tha duke qeshur “Roni i shëndoshë”.
Sfidanti.al