Nëse Mesi ka 10 tituj, Jan Oblak ka 9 çmime “Zamora”

Me Atletikon nuk mund të fitosh tituj kampionate, kjo dihet mirë, ndaj edhe ai i fituar nga Jan Oblak në 2014 mund të vlejë 5 apo 6, nga ata që Ronaldo apo Mesi fitojnë me skuadrat e tyre të mëdha. Portieri slloven, gjithashtu, ka edhe një meritë të veçantë në sukseset e formacionit të Diego Pablo Simeones, pasi e mbron shumë mirë portën, padyshim i ndihmuar edhe nga taktikat e trajnerit.

Oblak u bë fitues i çmimit “Zamora”, pra si portieri më i mirë i La Ligës, edhe për këtë sezon, ndërsa dihet se nuk do ta luajë ndeshjen e fundit ndaj Valencias këtë fundjavë. Ky është çmimi i 9-të “Zamora” për sllovenin e shkëlqyer, që rinovoi kontratën këto kohë dhe që ka klauzolën më të lartë të çdo portieri në botë, si dhe rrogën 10 milionë euro në sezon.

Ky është çmimi i 4-ët radhazi për të, duke barazuar rekordin e madh të Valdesit të Barcelonës. Këtë sezon, Oblak pësoi 27 gola, me mesataren 0.73 për ndeshjem i paarritshëm nga rivalët e tij kryesorë, David Soria dhe Ter Shtegen.

Sfidanti.al