Ronaldo braziliani gjithnjë është interesant për opinionin publik, kur bën deklarata, kështu që interes ngjalli edhe intervista e tij në “Gazeta delo Sport”, së cilës ai, midis tjerave, i tha se ku konsiston ndryshimi mes tij dhe Kristiano Ronaldos:
“Neve na dallojnë shumë gjëra, midis të tjerave, edhe pozicioni që unë kam pasur në ekip dhe ai që ka pasur e ka Kristiano te Reali ose tani te Juventusi. Ndryshimi më i madh mes nesh është unë stërvitesha, sepse isha i detyruar ta bëja një gjë të tillë, kurse ai e bën stërvitjen me shumë dëshirë dhe prandaj ka arritur atje, ku ndodhet tani. Ajo gjë që ne kemi të përbashkët është dëshira shumë e madhe për të shënuar gola”, vuri në dukje “Fenomeni” brazilian, duke folur më poshtë edhe për fitimin e “Topit të artë” nga Luka Modriçi:
“Të gjithë e dinë se, kur është viti i Botërorit, në rastin e dhënies së ‘Topit të artë’ merren shumë parasysh loja dhe rezultatet në kampionatin botëror. Sipas meje, Luka Modriçi e fitoi me meritë çmimin, duke qenë se e udhëhoqi Kroacinë deri në finale. Ai bëri një punë shumë më mirë sesa bëri Kristiano për Portugalinë. Ky është realiteti dhe prandaj ‘Topi i artë’ shkoi te Modriçi”.
Sfidanti.al