Agjenti i Murinjos: Ai është i kënaqur te Junajtidi s’e lëvizë as topi!

Mançester Junajtidi në tre ndeshjet e fundit të Premier Ligës nuk ka shkuar më shumë se barazimi (me Kristal Pallasin, Sauthemptonin dhe Arsenalin), ndërkohë që duke parë vendin që zë në tabelën e klasifikimit, ai është ende larg ndonjë vendi që të çon te Liga e ardhshme e Kampioneve.
Në këto kushte, ka pasur shumë spekulime se trajneri i tij, Zhoze Murinjo, do të largohet nga “Old Traffordi”, por informacionet më të fundit tregojnë se ai nuk ka ndërmend që të lëvizë nga klubi i “djajve të kuq”.
“Kohët e fundit ka pasur spekulime se Murinjo do të largohet nga Junajtidi, por kjo ëshë një gënjeshtër e madhe. Ai është i kënaqur në këtë klub, ndërkohë që edhe krerët e tij janë të kënaqur me punën e tij. Ai ka me Junajtidin një kontratë shumëvjeçare dhe tani Zhoze është përqëndruar të zbatimi i një projekti të madh”, deklaroi agjenti i njohur portugez i “Specialit” , Zhorge Mendesh.
Sfidanti.al