Pjesëtari i përfaqësueses spanjolle, Isko, ndodhet shumë afër largimit nga Reali i Madridit, shkruan media e huaj. Më parë, është shkruar se për të kanë treguar interes Mançester Siti, Mançester Junajtidi, Liverpuli dhe Çelsi, ndërkohë që gazeta gjermane “Bild” vë në dukje se atë e do edhe Bajerni i Mynihut.
Sipas gazetës, ky futbollist spanjoll tanimë i ka nisur bisedimet me Bajernin dhe ka mundësi që ta vazhdojë karrierën në këtë klub gjerman.
Sa për kujtesë, në klubin bavarez tanimë ndodhet një lojtar i huazuar nga Reali. Sido që të jetë, Isko tani nuk është prioritet i trajnerit të ri të klubit “mbretëror”, Santiago Solari, që më shumë ka besim te Lukas Vaskez.
Sfidanti.al