Ronaldo i lutet Juves: Blini Pogban,mos e lini të shkojë tek..Mesi

Kristiano Ronaldo që, gjatë kësaj vere, kaloi nga Reali i Madridit te Juventusi, duke pasur parasysh emrin e tij dhe autoritetin që ka, gradualisht po bëhet me ndikim në klubin torinez.
Gazeta “Don Balon” shkruan se Ronaldo zhvilloi një takim me kryesinë e “Zonjës së vjetër”, në të cilin ai, midis të tjerave, sugjeroi që Juvja të shfrytëzojë situatën te Mançester Junajtidi dhe ta blejë me çdo kusht Pol Pogban. Ronaldo konsideron se klubi torinez i ka resurset dhe mundësitë që ta kthejë në radhët e veta mesfushorin francez që, në Botërorin e fundit në përbërje të Francës, u shpall kampiom bote.
Kjo dëshirë e Ronaldos, në fakt, sikurse shkruan gazeta e mësipërme, ka një motiv të çuditshëm: ai nuk do që ky futbollist francez të luajë në një ekip me Lionel Mesin, duke pasur parasysh se Barcelona është, momentalisht, klubi favorit nr.1 për blerjen e Pogbas.
Sfiodanti.al