Shireri pickon Murinjon: Ki kujdes, do të humbasësh vendin e punës!

Legjenda e Premuer Ligës, Allan Shirer, paralajmëroi Zhoe Murinjon që të ketë kujdes se mund të bjerë viktimë dhe të shkarkohet si trajner i Mançester Junajtidit, nëse nuk do ta ndërrojë taktikën e tij. Sipas medias angleze, Murinjo ka te Junajtidi disa probleme, sidomos lidhur me Pol Pogban dhe Antoni Marsialin dhe, pikërisht, në këtë drejtim shkon edhe paralajmërimi i Shirerit:
“Kur Murinjo erdhi për herë të parë në Premier Ligë, ai ishte i gëzuar, qeshte dhe tregohej shumë arrogant. Por, shikojeni tani, duket tjetër njeri, më shumë i nxehur sesa i qetë, polemizon me të gjithë”, thotë Shireri, duke vazhduar më tej:
“Ne kemi mësuar shumë nga përvoja e tij e kaluar; kur sjell shumë lojtarë në një ekip, sikurse ishte rasti te Reali dhe Çelsi, atëherë, ndodh vetëm një gjë – polemikat. Ai merr zjarr dhe di që t’i nxehë lojtarët që kthehen kundër tij dhe, rrjedhimisht, puna shkon deri te… shkarkimi. Ai duhet t’i lejë të lirë dhe t’u japë më shumë kompetenca lojtarëve, përndryshe, ai shumë shpejt do ta humbas vendin e punës”, deklaroi legjenda e futbollit anglez, Allan Shirerer.
Sfidanti.al