Jurgen Klopi një sy te Liverpuli, një sy te manshafti gjerman!

Në intervistën e fundit që trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, i dha gazetës gjermane “Welt am Sontag”, ai vuri në dukje, midis të tjerave, se i është pëkushtuar plotësisht klubit të “të kuqve”, por, sidoqoftë, ai tha se do ta shqyrtonte me seriozitet opsionin eventual të trajnerit të përfaqësueses gjermane. Në fakt, spekulimet rreth mundësisë që Klopi të bëhet trajner i manshaftit u përhapën shumë mbas eliminimit të turpshëm të Gjermanisë nga Botërori i Rusisë që në fazën e grupeve, për më tepër që kritikat kundër trajnerit aktual të përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, vazhdojnë sot e kësaj dite.
“Nëse një ditë do të marr një propozim dhe do të jem i lirë, sigurisht që unë do ta shqyrtoj këtë opsion. Por, momentalisht, unë nuk jam i interesuar, sepse jam i zënë. Kam një kontratë katërvjeçare me Liverpulin”, deklaroi Klopi.
Sfidanti.al