Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, fitoi titullin e futbollistit më të mirë të vendit të vet (Portugalisë) për vitin 2017 dhe këtë rast ai e shfrytëzoi që të dërgoi, përsëri, një mesazh, më të cilin nuk janë dakord kritikët e tij. Ai deklaroi edhe një herë tjetër, me zë të lartë, qartë dhe drejtpërdrejt, se është futbollisti nr.1 në botë dhe se këtë deklaratë ai e mbështet te titujt dhe çmimet individualë që ka marrë.
“Unë, gjithnjë, them se jam më i miri, sepse besoj se jam i tillë dhe këtë e provoi në fushë. Ky është një moment i shkëlqyer që unë dua ta ndaj me bashkëlojtarët e miri. Ky ka qenë një vit (1917) i jashtëzakonshëm, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë kolektiv. Ai ka qenë një vit historik për Realin e Madridit. Pesë trofe brenda një viti, ‘Topi i artë’ i pestë dhe çmimi i dytë i më të mirit nga FIFA”, vuri në dukje Ronaldo.
Sfidanti.al