Ronaldo del kundër Maradonës , i pret “shiritin” finales Libertadores

Kanë mbetur edhe dy ditë para fillimit në orën 20:30 të ndeshjes revansh të finales së Kupës Libertadores mes River Plates dhe Boka Juniorsit në “Santiago Bernabe” të Madridit. Sikurse dihet, kjo ndeshje duhet të ishte zhvilluar në stadiumin “Monumental” të Buenos Ajresit, por ajo u zhvendos që të luhet në Madrid, për shkak të incidenteve të rëndë. Ky ishte vendimi i konfederatës amerikanojugore të futbollit që është kritikuar nga shumëkush, përfshi nga legjendat Maradona dhe Rikelme.
Por, sidoqoftë, në mbështetje të këtij vendimi u shpreh legjenda braziliane Ronaldo që tha se kjo ishte një zgjidhje e mirë sportive.
“Finalja e Libertadoresit në Madrid është një zgidhje e mirë për të dy ekipet, ashtu edhe për tifozët e tyre. Kjo ishtë një situatë urgjente. Ajo që ndodhi në Buenos Ajres, ishte e tmerrshme, por problemi nuk ka lidhje me futbollin, por me tifozët huliganë”, tha “Fenomenti” brazilian.
Sfidanti.al