Masimiliano Alegri e ngriti edhe më tepër tensionin në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit, duke konsideruar se ky duel nuk është aq i rëndësishëm për ekipin e tij.
“Kjo është ndeshja me rëndësishme? Po ua them me sinqeritet, për mua më shumë ka rëndësi që të fitojmë kundër Jang Bojsit në Ligën e Kampioneve. Sigurisht që ne duam të mundim edhe Interin, por kjo është një ndeshja kampionati që mbaron majin e ardhshëm. Ne kemi epërsi ndaj rivalëve tanë, por ju e dini se ka akoma shumë ndeshje dhe nuk ka shumë rëndësi, nëse ne fitojmë ose humbasin me Interin. Duelet ne ‘neroaxurët’ gjithnjë janë të rëndësishëm nga aspekti emocional dhe taktik, pasi përballë do të kemi një rival që ka krijuar besim në vetëvete dhe që bashkë me Napolin janë rivalët tanë kryesorë”, vuri në dukje Alegri.
Sfidanti.al