Duket se te Bajerni i Mynihut me të vërtetë vepron një spiun, pasi gazeta gjermane “Bild” përsëri ka në dispozicion informaciione nga dhoma e zhveshjes së klubit bavarez. Thuhet se trajneri kroat Niko Kovaç ka pasur përplasje me disa lojtarë të Bajernit, disa nga të cilët ai i ka krituar direkt para të gjithë ekipit në dhomën e zhveshjes. Kështu, sikurse thuhet, ai kritikoi drejtpërdrejt Xhoshua Kimih mbas ndeshjes së Bajernit me Fortuna Dyzeldorfin (3-3).
“Unë të thashë që të ktheheshe që të mbroje portën, por, ti, doje që të luaje në sulm dhe të shënoje gol”, i tha Kovaçi me zemërim atij mbas ndeshjes. Po ashtu, Kovaçi kritikoi ashpër edhe Niklas Sulen dhe Zherom Boatengun, të cilëve ai u tërhoqi vërejtjen se nuk hynin në duele.
“Unë pashë ndeshjen mes Atletikos dhe Barcelonës (1-1) dhe në këtë ndeshje ju duhet të shihnit se si hyhet në duele, kur luani me një klub të madh, dhe jo si ju”, tha Kovaçi, kurse lojtarët e tjerë Kovaçi i kritikoi për mungëse motivimi dhe punë të dobët në stërvitje.
Sfidanti.al