Kush tha se trajneri Solari i shpërfill Iskon dhe Asension

Trajneri i Realit të Madridit, Santiago Solari, nuk e fshehu kënaqësinë e madhe që ndjeu nga fitorja e thellë 6-1 kundër ekipit Melia në kuadrin e Kupës së Mbretit. Në këtë ndeshje shkëlqyen Isko dhe Asensio, ndërkohë që Solari shprehu kënaqësinë e tij të madhe se këta të dy futbollistë luajtën mirë.
“Melia asgjë nuk na fali, kështu që ne u munduam që fituam në të dy ndeshjet. Unë jam shumë i kënaqur nga të gjithë lojtarët, por sidomos nga Isko, Asensio dhe Vinisiusi. Te Reali të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm”, vuri në dukje Solari.
Sfidanti.al