Një shkrim mjaft interesant publikoi, këto ditë, mediumi spanjoll “Diario Gol” dhe ai ka të bëjë me Kristiano Ronaldon, si edhe me mendimin e tij për përforcimin e ri mjaft të shtrenjtë të Barçës, Osman Dembele. Ky futbollist francez erdhi, gjatë verës, në Barcelonë, pasi për të u paguan 105 milionë euro, ndërkohë që, sikurse thotë një burim spanjoll, Ronaldo u kishte thënë bashkëlojtarëve të vet se ai nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë për këte lojtar, pra, për Dembelen!
“Barsa të gjithë lojtarët i blen që të luajnë për Mesin, këtë punë bënte edhe Nejmari, para se të largohej, kështu që e njëjta gjë do të ndodhë edhe më këtë të riun”, pretendohet se u ka thënë Ronaldo bashkëlojtarëve të vet. Sidoqoftë, është e vështirë të besohet se Ronaldo nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë për Dembelen, duke pasur parasysh se ky futbollist ka luajtur me Borusian e Dortmundit.
Sfidanti.al