Mbrojtësi shqiptar e pati të pamundur që të ishte në fushë, në stol, madje edhe në tribunë. Marash Kumbulla nuk mundi të ishte pjesë e suksesit të Romës në Ligën e Europës, me skuadrën italiane që arriti finale pas barazimit 0-0 në Leverkusen. Gjithsesi, trajneri Zhoze Murinjo u kujtua për të që nga Gjermania, duke e marrë në telefon, dhe po ashtu skuadra e gjitha u mblodh për të festuar në dhomën e zhveshjes duke mbajtur një fanelë të Kumbullës me numrin 24. Marashi pritet të kthehet sezonin e ardhshëm, ndoshta në tetor ose dhjetor, ndërsa uron që Roma e tij ta fitojë Ligën e Europës, një vit pasi fitoi Ligën e Konferencës në “Arenën Air Albania” në Tiranë.
Sfidanti.al