Katër yje do të largohen këtë verë nga Liverpuli

Po flasim për disa lojtarë mjaft të dashur për tifozët, sidomos për Roberto Firminon, sulmuesin brazilian, që u bë i famshëm për shumë vite me radhë në krah të Mohamed Salahut dhe Sadio Manesë. Futbollisti i talentuar do të provojë të luajë diku tjetër që nga sezoni i ardhshëm, ndërsa bashkë me të nga Liverpuli ikin edhe tre të tjerë. Këta janë Xhejms Milner (8 vjet i kuq), Aleks Okslejd-Çembërlen dhe Nabi Keita. Trajneri Jurgen Klop do të provojë ndryshimet për të luftuar për trofe sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al