“Askush si ty”. Ky është dedikimi që mediat spanjolle i bëjnë skuadrës tashmë të shquar, të kompeticionit numër 2 europian të klubeve. Sevilja eliminoi Juventusin duke e mundur 2-1 në Spanjë dhe arriti finale e Ligës së Europës. E përditshmja “Marka” thekson se kjo është finalja e shtatë e këtij ekipi, tashmë të drejtuar nga trajneri Mendilibar. E nisi serinë në 2006, e vazhdoi në 2007, pastaj në 2014, 2015. 2016 (tri herë radhazi) si dhe në 2020 kur mundi në finale Interin 3-2. Tashmë, do të ketë përballë Romën e Murinjos.
Sfidanti.al