Disfata e sportit, Rafa Nadal nuk luan në “Rolan Garos”!

Dëmtimi që pësoi në Melburn duket se paska qenë një mallkim. Rafael Nadal jo vetëm që nuk ka mundur të luajë asnjë minut tenis që nga janari i këtij viti, por edhe është i detyruar të dorëzohet plotësisht. Pak muaj pas tërheqjes nga Australian Openi, legjenda spanjolle lajmëroi se nuk do të marrë pjesë në “Rolan Garos”. Një lajm i jashtëzakonshëm dhe shumë i keq për rekordmenin botëror të tenisit, që ka 14 trofe në Paris, i paarritshëm nga askush. Nadal deklaroi se gjendja fizike nuk e lejon të luajë në Grand Slemin e dytë të vitit, ku gjithmonë ka qenë favorit, dhe ku është kampion në fuqi.

Jo vetëm kaq, por spanjolli shtoi se do të mungojë për disa muaj, derisa të riaftësohet fizikisht, kaq i rëndë paska qenë lëndimi në Australi. Legjenda e gjallë e sportit deklaroi edhe se 2024-ta sipas të gjitha gjasave do të jetë viti i tij i fundit në karrierë. Rafael Nadal ka dominuar në Paris më shumë se çdo tenist tjetër në çdo Grand Slem, që kur këto turne nisën në 1880, duke fituar 14 tituj në Francë, e duke pasur bilancin 112 fitore e vetëm 3 humbje në 18 pjesëmarrje. Po ashtu, ai mban rekordin botëror të Grand Slemeve, së bashku me Novak Gjokoviçin, me nga 22 të fituar.

Sfidanti.al