Reali konfirmon Ançelotin, italiani: Duhet të pranojmë rezultatin!

Sezonin po e konsiderojnë pozitiv edhe pse kanë fituar fare pak. Drejtuesit e Realit të Madridit, vendosin të japin një notë të mirë për punën e skuadrës dhe të konfirmojnë trajnerin Karlo Ançeloti edhe për sezonin e ardhshëm. Kampionët e Europës u eliminuan bindshëm nga Siti në gjysmëfinale të Championsit, ndërsa humbën titullin në La Ligë që e fitoi Barcelona. U fitua vetëm Kupa e Mbretit, por presidenti Perez nuk ka dyshime. Sa për Ançelotin, ai u tregua i qetë pas humbjes në Mançester. “Nuk ishte një paraqitje e mirë nga ana jonë, – pranoi italiani, – Siti e meritoi, ishte më lart se ne, sidomos në pjesën e parë duke kaluar në avantazh. E patëm të vështirë më pas. Ne u përpoqëm, por nuk qe e mundur sepse loja e kundërshtarit ishte shumë e mirë. E prisja që Siti do ta niste shumë fortë, por mendoja që ne mund ta përballonim më mirë. Gjithsesi, në futboll këto gjëra ndodhin dhe duhet të pranojmë rezultatin”.

Sfidanti.al