Roi Kin: “Edhe sikur Liverpuli të luajë në oborrin tim, s’ kam për ta parë!”

Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit Roi Kin e kritikoi me forcë lojën e Liverpulit që po pëson dështim mbas dështimit, duke theksuar se, me trajner Jyrgen Klop, “të kuqtë” po tregojnë një lojë të zbehtë që e tregon edhe fakti se Liverpuli ndodhet në vendin e 6-të me 12 pikë më pak sesa Mançester Siti që kryeson në Premier Ligë. Ndërkohë, Lester Siti e eliminoi Liverpulin nga Kupa e Ligës, kurse në Ligën e Kampioneve “të kuqtë” kanë arritur vetëm një fitore kundër Mariborit slloven modest.

“Vështirë se ju mund të eksitoheni, kur shihini Liverpulin. Po ua them me sinqeritet, sikur ky ekip të luajë edhe në oborrin e shtëpisë sime, unë nuk kam për ta parë atë! Ata mendojnë se luajnë mirë, por nuk është aspak kështu. Kini parasysh, në fund të këtij sezoni, ky ekip do të mbesë përsëri duarbosh”, deklaroi Roi Kin.

Sfidanti.al