Do të luhet Itali-Zvicër, që do të thotë se disa lojtarë me origjinë shqiptare do të jenë përballë të kaltërve. Roberto Mançini, trajneri i italianëve, u pyet në konferencë për Xherdan Shaqirin, shkurt dhe me dashamirësi “Shaq”, dhe përgjigja e tij ishte mjaft e qartë. “Për mua është një lojtar i madh, – tha Manço, – një nga gjysmësulmuesit më të mirë në Europë dhe tek Interi im bëri atë që duhej të bënte. Për fat të keq, ajo skuadër ishte në rindërtim, dhe ai ishte pjesë e Bajernit”. Shaqiri u kthye në Mynih tek Bajerni, pastaj provoi Anglinë dhe tek Liverpuli e ka lënë të kënaqur trajnerin Jurgen Klop pavarësisht dëmtimeve dhe konkurrencës së madhe tek ish-kampionët e Anglisë dhe ish-kampionët e Europës.
Sfidanti.al