UEFA tërhiqet për momentin, rebelët pranohen në Champions!

Me hedhjen e shortit në Nion dhe me nisjen zyrtarisht të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, duhej të kishte edhe një qendrim për klubet që themeluan Superligën Europiane. Kërcënimet kishin qenë “në ajër” dhe lufta juridike padyshim që ka filluar, por për momentin UEFA nuk kaloi në sulm, por vendosi të ruante “status kuonë”. Nga një letër iu dërgua Juventusit, Realit të Madridit dhe Barcelonës, e padyshim edhe 9 klubeve të tjerë nismëtarë të Superligës, duke i lajmëruar se ata do të jenë pjesë e Championsit edhe sezonin që vjen. Kjo nuk do të thotë se presidenti i UEFA-s, Çeferin, është tërhequr, por vetëm që hetimet duan kohë, ndonëse sipas specialistëve të jurisprudencës, qeveria europiane e futbollit do ta ketë të vështirë jo vetëm që të ndëshkojë “rebelët”, por edhe që të ndalojë në të ardhmen organizime të tilla si Superliga.

Sfidanti.al