Mos vallë Mahrezi po e sjell Halandin tek Mançester Siti?!

Mund të ketë qenë thjesht një takim i pafajshëm në plazh, aq më tepër që djemtë rinj nuk duan të merren me gjëra serioze kur janë me pushime. i tillë edhe Erling Halandi që po kalon pushimet pas një sezoni tepër të vështirë e të lodhshëm dhe që pati një festë bashkë me mesfushorin e Mançester Sitit, Rijad Mahrez. Në mediat britanike pati menjëherë spekullime kur dolën video dhe foto të dy futbollistëve që kërcenin e hidheshin përpjetë duke bërtitur si të tërbuar. Dy djemtë ishin si të lëshuar nga zinxhirët (krejt normalisht), ndërsa edicioni ka qenë i ngarkuar në kampionate, Champions dhe në ndeshje të tjera me skuadrat e klubeve dhe me kombëtaren. Mos vallë, ky takim do të thotë se Halandi mund të shkojë tek Siti, ndërsa nuk mund të mendohet që Mahrez të kalojë tek Dortmundi? Të presim e të shohim, por vështirë që gjëra kaq serioze të bëhen në kohë pushimesh në Greqi. Kontratat ende bëhen nga agjentët, në dhoma të fshehta.

Sfidanti.al