Ka qenë një nga yjet më të rëndësishëm të katalanasve në 30 vitet e fundit duke fituar dy tituj kampionë e duke kënaqur tifozët. Rivaldo ka qenë një brazilian tipik, dhe jo më kot doli kampion i botës në krah të Ronaldos në 2002, ndërsa për Barcelonën ka gjithnjë fjalë të mira, me përjashtim të këtyre të fundit. “Kur Nejmari thotë se do të luajë sërish në krah të Mesit, – thotë Rivaldo, – kjo nuk do të thotë se ai shpreh një dëshirë, por sepse ka dijeni për operacionin e avancuar të Paris SG për të marrë Mesin. Të dy janë shokë dhe komunikojnë shumë me njëri-tjetrin. Mendoj se Nejmari e di se Leo do të përfundojë kontratën tek Barcelona për të shkuar sezonin e ardhshëm në Paris”.
Sfidanti.al